Moto GP/ Marquez i pari në Barcelonë, përfiton nga aksidenti i Lorenzos

Moto GP/ Marquez i pari në Barcelonë, përfiton nga aksidenti i Lorenzos

15:50, 16/06/2019

Marc Marquez triumfon në Çmimin e Madh të Barcelonës, i shtati për këtë Botëror në Moto GP.

Piloti spanjoll i Hondës e kaloi i pari vijën e finishit, duke i paraprirë francezit Fabio Quartararo të Yamahas dhe Danilo Petrucciit të Ducatit. Vendi i katërt i përket Alex Rins.

Një fitore e lehtë për Marquez, falë një gabimi të rëndë të Jorge Lorenzos, që nxori nga gara që në xhirot e para tre protagonistë të rëndësishëm: Andrea Dovizioson, Valentino Rossin dhe Maverick Vinales.

Spanjolli nuk arriti ta kontrollonte motorin e tij në kthesë në xhiron e dytë, duke përfshirë në aksident edhe tre pilotët e tjerë, që u detyruan të tërhiqeshin.

Marquez me këtë sukses në Barcelonë arrin të kryesojë bindshëm me 140 pikë, i shkëputur ndjeshëm nga Dovizioso, që mbetet me 103 pikë, 2 pikë më shumë se Rins.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco