Kupa e Amerikës/ Sonte luhen dy ndeshje, Uruguai nis rrugën drejt triumfit

Kupa e Amerikës/ Sonte luhen dy ndeshje, Uruguai nis rrugën drejt triumfit

13:42, 16/06/2019

Kupa e Amerikës vije sonte edhe me dy ndeshje tjera tejet interesante në letër.

Sonte do të jetë radha për favoritin e tretë të kësaj gare, Uruguain, që t ‘i jap startin rrugëtimit në këtë edicion të këtij kompeticioni.

Por, fillimisht, me fillim nga ora 21:00 do të jetë koha për ndeshjen Paraguai-Katar.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të jetë e vlefshme për grupin B, ku luajnë edhe Argjentina e Kolumbia.

Kurse, me fillim nga ora 00:00, Uruguai do të zbres në fushën e blertë për përballjen me Ekuadorin.

Të udhëhequr nga Luis Suarez, uruguaianët do të synojnë të marrin tri pikë, për ta nisur me këmbë të mbarë këtë turne.

Sigurisht, në këtë ndeshje favoritët konsiderohen Uruguai, të cilët synojnë të mos bëjnë atë që bëri mbrëmë Argjentina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco