VIDEO/ Furyt triumfon me lehtësi ndaj Schwarz, mjaftojnë dy raunde

VIDEO/ Furyt triumfon me lehtësi ndaj Schwarz, mjaftojnë dy raunde

08:28, 16/06/2019

Tyson Fury ka vërtetuar edhe një herë se është njëri prej më të mëdhenjve të peshave të rënda në boks.

Boksieri britanik ka fituar edhe meçin e tij të radhës, duke mposhtur gjermanin Tom Schwarz.

Mjaftuan vetëm dy raunde që ‘Gypsy King’ ta mbyllte me nokaut teknik takimin, për të vazhduar rekordin pozitiv pa humbje.

Schwarz e kishte të pamundur që t’i përballonte apo t’iu shmangej goditjeve të  Fury, duke obliguar gjyqtarin që t’i jepte fund takimit më herët.

Fury tashmë po synon që të aranzhojë një revansh me kampionin e WBC, Deontay Wilder, ku do të kontestonte rripin e amerikanit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco