Xhaka ‘shfryn’ ndaj medieve: Spekulim, kurrë nuk kam pasur kontakt me Interin

Xhaka ‘shfryn’ ndaj medieve: Spekulim, kurrë nuk kam pasur kontakt me Interin

23:01, 15/06/2019

Granit Xhaka ka mbajtur një konferencë për media para takimit të yjeve në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Mesfushori i Arsenalit ishte "kapiteni" i skuadrës, duke e udhëhequr përballë ekipit të krijuar nga ylli i kombëtares së Dardanëve, Milot Rashica.

Por, në këtë muaj, merkato është ajo që ka më shumë interes dhe Xhaka nuk mbetet jashtë këtyre zërave. Të shumtë janë thashethemet që e lidhin yllin e Arsenalit me një kalim në Seria A në radhët e Interit, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kapiteni i Zvicrës.

"Është diçka për të cilat gazetat kanë shkruar, por nuk ka asgjë të vërtetë. Unë kurrë nuk kam pasur kontakt me Interin. Janë vetëm spekulime. "-tha Xhaka.

Mbetet të shihet e ardhmja e Xhakës, që ka një kontratë deri në qershor 2023 me Arsenalin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco