Spektakël dhe 8 gola, përfundon në barazim miqësorja e ‘yjeve’, Xhaka - Rashica

Spektakël dhe 8 gola, përfundon në barazim miqësorja e ‘yjeve’, Xhaka - Rashica

22:41, 15/06/2019

Ka përfunduar në barazim 4-4 ndeshja miqësore mes skuadrës së Granit Xhakës dhe Milot Rashicës të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tifozët patën mundësi të shohin një spektakël të vërtetë, ku protagonist ishin futbollistë, këngëtarë dhe figura tjera të njohura, për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Milot Rashica arriti të shënonte për skuadrën e tij, duke u ndihmuar edhe nga Ermir Lenjani  që shënoi dy gola dhe Shefki Kuqi, me këtë të fundit që ndezi atmosferën duke festuar në mënyrën e tij të veçantë, siç e kemi parë shpesh në Premierligë.

Në anën tjetër, Xhaka po ashtu shënoi për skuadrën e tij, për të festuar pastaj me shqiponjë, duke dhuruar një moment të paharruar për tifozët.

Për skuadrën e Xhakës shënuan edhe Muharrem Sahiti, Dardan Berisha dhe Armend Thaçi.

Një nga momentet më interesante të kësaj sfide është hyrja në fushë e një tifozi, i cili vrapoi në drejtim të Granit Xhakës, të cilit edhe ia puthë këmbën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco