Njësoj si Messit/ Tifozi shqiptar futet në fushë dhe ia puth këmbën Granit Xhakës

Njësoj si Messit/ Tifozi shqiptar futet në fushë dhe ia puth këmbën Granit Xhakës

22:03, 15/06/2019

Përballja miqësore mes ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kanë dhuruar emocione të paharruara.

Më shumë se pesë mijë tifozë, ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen humanitare të organizuar nga Xhaka dhe Rashica, për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Një nga momentet më interesante të kësaj sfide është hyrja në fushë e një tifozi, i cili vrapoi në drejtim të Granit Xhakës, të cilit edhe ia puthë këmbën.

Kujtojmë se Granit Xhaka, ka shumë tifozë në Kosovë, dhe ky gjest nuk është për t’u befasuar.

Ngjarje të njëjtë ka përjetuar edhe Messi kur një tifoz i Argjentinës u fut në fushë dhe i puthi këmbët.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco