Atak në zemër/ Vdes në fushë familjari i presidentit të Juventusit

Atak në zemër/ Vdes në fushë familjari i presidentit të Juventusit

20:20, 15/06/2019

Juventusi është në zi.

Një nga pjesëtarët e familjarës së pronarëve të “Zonjes se Vjetër”, Clemente Ferrero de Gubernatis di Ventimiglia ka humbur jetën duke luajtur futboll.

Ka qënë pikërisht organizimi i presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, i cili siç bën çdo vit, thërret pjesëtarë të familjes së tij nga e gjitha bota për të luajtur një ndeshje në mitikun torinez "Allianz Juventus".

Megjithatë, ngjarja u kthye në tragjedi kur 52-vjeçari po luante ndërsa në një moment u rrezua nga një atak kardiak.

Reagimi i stafit mjekësor ishte i shpejtë, por Clemente ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Pavarësisht dhimbjes, familja Agnelli bëri edhe një gjest për tu shënuar duke dhuruar organet e tij, si mushkëritë tek pacientët që presin një transplantim të organit jetësor.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco