Në total vlen £1.4 miliardë/ Formacioni më i shtrenjtë në botë, mungon Messi - Ronaldo

Në total vlen £1.4 miliardë/ Formacioni më i shtrenjtë në botë, mungon Messi - Ronaldo

23:01, 14/06/2019

“CIES Football Observatory” ka publikuar formacionin më të çmuar në botë që në total kushton jo më pak se shuma stratosferike prej £1.429 miliardë.

Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në botë me vlerën £ 224milionë, ndërsa i dyti më i vlerësuar është Mohamed Salah £195 milionë.

Në vend të tretë, Raheem Sterling i Manchester City, në kuotën e  £148.7 milionë, mposht Lionel Messi, të mbetur jashtë formacionit më të kushtueshëm.

Shifrat dhe të dhënat janë gjeneruar nga “CIES Football Observatory”, që ka prodhuar një listë të futbollistëve më të çmuar në botë, që prej vitit 2013.

Mbappe, Salah dhe Sterling formojnë një treshe sulmuese shumë të fuqishme dhe po aq të kushtueshme në formacionin më të shtrenjtë në botë, në një repart, që i vetëm kap vlerën e £603 milionë.

Një ofensivë e mbështetur nga mesfusha e përbërë nga Bernardo Silva, i cilësuar si mesfushori më i vlefshëm, i çmuar në shumën £121.6 milionë, pasuar nga fantazisti i Barcelonës, Coutinho në shumën £114.9 milionë dhe Pogba i Manchester United,  me vlerë £111.1 milionë.

Liverpool dominon në repartin mbrojtës të përbërë nga katërshja Andy Robertson (£78.4m), i çmuari Virgil van Dijk me vlerë £99.6m dhe Trent Alexander-Arnold, mbrojtësi më i çmuar në shumën £115.6 milionë, të cilëve u bashkohet edhe mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte (£93.6m).

Alisson i blerë nga Liverpool një vit më parë për £65 milionë, tani çmohet jo pak por £95.5 milionë dhe merr vendin e titullarit në portë, në formacionin më të kushtueshëm në botë.

Algoritmi i përdorur nga “CIES Football Observatory” konsideron një numër të madh variablash, duke përfshirë moshën, vlerën e kontratës, rolin në fushë, minutazhin, golat, statusi ndërkombëtar, ekipi, rezultatet e arritura dhe shumë të tjera. Elementë këto që kanë lënë jashtë formacionit më të çmuar në botë, emra si Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar e Hazard.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco