Ish-lojtari i Flamurtarit prezantohet te Kukësi!

Ish-lojtari i Flamurtarit prezantohet te Kukësi!

22:26, 14/06/2019

Kukësi më në fund ka zyrtarizuar transferimin e ish-futbollistit të Flamurtarit, Emiliano Musta.

Mesfushori kreu testet mjekësore dhe ka firmosur një kontratë për 1 vit me fituesit e Kupës së Shqipërisë

Kjo është goditja e parë në merkato për verilindorët, teksa shumë shpejt do të vijë edhe zyrtarizimi i portierit Ilir Avdyli.

Musta ka luajtur për disa vite edhe me Teutën, Elbasanin, Partizanin dhe Shkumbinin, ndërsa sezonin e shkuar bëri paraqitje të mira nën urdhrat e Ilir Dajës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco