Vjen zyrtarizimi, Leonardo rikthehet te PSG-ja

Vjen zyrtarizimi, Leonardo rikthehet te PSG-ja

20:25, 14/06/2019

Paris Saint-Germain ka konfirmuar ndryshimet e fundit në klub. 

Kampionët në fuqi të Francës zyrtarizuan largimin e drejtorit sportiv, Antero Henriques, ndërsa në vendin e tij rikthehet Leonardo.

“PSG konfirmon se Antero Henrique largohet nga roli i drejtorit sportiv”, thuhet

Pas këtij vendimi, klubi nga Parc des Princes ka publikuar zyrtarizimin e Leonardos në vendin e tij.

“PSG konfirmon se Leonardo është emëruar si drejtor i ri sportiv i klubit, pozicion që e ka mbajtur më parë nga viti 2011 në 2013”, thuhet në njoftimin e PSG-së.

“Jam vërtet i lumtur që po kthehem përsëri në Paris Saint-Germain”, ka thënë Leonardo pas pranimit të rolit.

Leonardo mbahet mend te PSG-ja pasi ka sjellë emra të mëdhenj në ekip si: Cavani, Ibrahimovic etj. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco