Po mendohet shkëmbimi i lojtarëve, Juventus - Roma. Ofrohet Higuain për...

Po mendohet shkëmbimi i lojtarëve, Juventus - Roma. Ofrohet Higuain për...

18:35, 14/06/2019

Juventusi dhe Roma po mendojnë të bëjnë shkëmbimin e bujshëm të lojtarëve.

Drejtues të “Zonjës së Vjetër” janë treguar të gatshëm të shesin kartonin e Higuainit, në shkëmbim të mbrojtësit grek, Kostas Manolas.

Por ky është propozimi i Andrea Agnellit pasi Roma përveç sulmuesit argjentinas kërkon edhe 36 milionë euro të tjera.

Në këtë mënyrë, ka lindur ideja për këtë shkëmbim që krijon jehonë mediatike e që tanimë projektohet më se i realizueshëm, duke parë interesat e klubeve respektive (do t’u leverdiste një tratativë e tillë në të gjitha drejtimet përfshi dhe atë financiar).

Bilanci i verdhekuqve të Romës duhet të arrijë shifrën e plus 45 milionë eurove brenda 30 qershorit, për të qenë korrekt me rregullat e Fair Play-t Financiar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco