Fernando Alonso flet për rikthimin në Formula 1

Fernando Alonso flet për rikthimin në Formula 1

17:29, 14/06/2019

Fernando Alonso mund të rikthehet në sportin më të bukur të garave të automobilizimit pas një vit pushim. Piloti spanjoll nuk ka mohuar zërat se mund të pilotojë sërish makinën Ferrari.

Të rikthehem në Formula 1? “Pse jo edhe pse për momentin jam përqendruar te titulli kampion në WEC (World Endurance Championship). Ferrari? Nuk e di, në jetë nuk ka asgjë të pamundur. Të shohim”, tha Alonso.

“Edhe pse jam larguar nga ky sport ndjek gjithçka që ndodh aty. Ndonjëherë e shoh garën “live” ndonjëherë mërzitem dhe e shoh më vonë për të parë strategjitë. Ndodh njësoj si në ndeshjen Barcelona-Real Madrid. Ndonjëherë përfundon 0-0, ndonjëherë 5-5. Gjithsesi, çdo sport ka momentet e bukura dhe të këqija, por e rëndësishme është që fansat të argëtohen”, u shpreh Fernando Alonso, dy herë kampioni i botës në Formula 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco