3 klubet e Premier Leagues të çmendur pas Strakoshës, Lazio i vendos çmimin e shitjes!

3 klubet e Premier Leagues të çmendur pas Strakoshës, Lazio i vendos çmimin e shitjes!

17:15, 14/06/2019

Thomas Strakosha po kërkohet nga klubet e mëdha të Premier Leagues.

Janë të paktën tre ekipe britanike që synojnë të marrin shërbimet e portierit shqiptar, i cili edhe në sezonin që sapo u mbyll tregoi një nivel të lartë në Lazion, ekipi me të cilin fitoi edhe Kupën e Italisë.

Pas interesimit të Arsenalit dhe Tottenhamit, së fundmi është shtuar edhe Ëest Hami që preferon të transferojë portierin shqiptar.

Pak ditë më parë, “Corriere della Sera” shkroi për një interesim të “Topçinjve”, por tashmë është shtuar konkurrenca për kartonin e tij.

Mund të thuhet që në Angli janë “dashuruar” me Strakoshën, për të cilin presidenti i lacialëve, Lotito, kërkon jo pak por 50 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco