A mund të luajë me Kosovën? Granit Xhaka jep këtë përgjigje

A mund të luajë me Kosovën? Granit Xhaka jep këtë përgjigje

15:49, 14/06/2019

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, njëherësh edhe lojtar i gjigantit anglez, Arsenal, me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ka thënë se është krenar me Përfaqësuesen e Kosovës, por edhe me atë të Shqipërisë.

I pyetur nga "EkonomiaOnline" nëse një ditë do t’i bashkëngjitet Kosovës, Xhaka ka thënë se për një veprim të tillë tashmë është vonë.

“Kosova dhe Shqipëria kanë shumë lojtarë të mirë. Të dy ekipet na bëjnë krenarë. Nuk është e mundur që të kthehem në Kombëtaren e Kosovës. Ajo kohë tashmë ka shkuar. I përkrah të dyja, por mbetem në Zvicër”, tha ai.

Vitin 2019 me Arsenalin, Xhaka po e vlerëson të suksesshëm. Thotë se pas pushimeve do t’i rikthehet punës për sezonin e ri.

“Me Arsenalin ka qenë një vit i suksesshëm, edhe pse nuk kemi mundur të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve. Jam i lumtur edhe me Kombëtaren e Zvicrës dhe do të vazhdoj pas pushimeve”, përfundoi talenti shqiptar i Zvicrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco