Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Brazil-Bolivi, sfida e hapjes e Copa America

Brazil-Bolivi, sfida e hapjes e Copa America

15:13, 14/06/2019

Nesër në orët e para të mëngjesit, saktësisht në orën 02:15 (me orën tonë) do të startojë edhe edicioni i 46-të i Copa America, një kompeticion i organizuar nga institucioni drejtues i futbollit në Amerikën Latine, CONMEBOL.

Brazili është vendi mikpritës i këtij kompeticioni që do të hapet pikërisht me sfidën mes “Selecao”-s dhe Bolivisë.

Ky edicion është i fundit i organizuar në vit tek dhe në mënyrë të çrregullt, pasi që nga viti i ardhshëm, Copa America do të organizohet çdo katër vite, në të njëjtën kohë me Kampionatin Europian.

Në Copa America marrin pjesë 12 ekipe, ku 10 janë përfaqësueset e Amerikës Latine dhe dy të tjerat plotësohen me ftesa nga Amerika e Veriut ose Azia, teksa në këtë edicion, të përzgjedhurat janë Japonia dhe Katari.

Të 12 ekipet janë ndarë në 3 grupe me nga 4 skuadra, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën dhe në fazën çerekfinale do të kualifikohen dy të parat e çdo grupi, plus dy të tretat më të mira.

Vlen të theksohet se në çerekfinale nuk mund të përplasen skuadra që kanë dalë nga i njëjti grup.

Edicioni i 46-të i Copa America do të kulmojë mbrëmjen e 7 korrikut me finalen e madhe, që do të startojë nga ora 22:00, në stadiumin legjendar brazilian “Maracana”.

Këtë vit, skuadrat favorite për të triumfuar janë Brazili e Argjentina, ndërsa nuk mbetet pas as Uruguai, që vjen pas një Botërori mjaft interesant në “Rusi 2018”.

Këta të fundit ia kanë dalë të fitojnë plot 15 herë këtë kompeticion, më shumë se çdo ekip tjetër, ndërsa pas tyre vijnë Argjentina me 14 triumfe dhe Brazili me 8.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco