Ledian Memushaj përfundon në merkato, nisin bisedimet me klubin italian

Ledian Memushaj përfundon në merkato, nisin bisedimet me klubin italian

14:33, 14/06/2019

Ledian Memushaj ka përfunduar edhe një herë tjetër në merkato. Njeriu asist në Serinë B italiane ka interesime së fundmi nga skuadra e Salernitanas, pjesë e së cilës ka qenë në të shkuarën.

Nga sa bëhet me dije në mediat italiane që raportojnë rreth lëvizjeve të fundit të merkatos së transferimeve, mësohet se drejtuesit e Salernitanës kanë intensifikuar bisedimet për të afruar në skuadër mesfushorin e Pescarës.

Memushaj e mbylli me 10 asiste në Serinë B italiane dhe në këtë mënyrë, shumë ekipe në kategorinë e dytë italiane janë vënë pas shqiptarit.

Për fat të keq, Memushaj nuk ishte në dispozicion të Kombëtares në dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Islandës dhe Moldavisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco