Duka i jep prioritet futbollit të moshave me programin e FSHF-së

Duka i jep prioritet futbollit të moshave me programin e FSHF-së

14:03, 14/06/2019

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, së bashku me Ilir Shulkun, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Abdyl Kuriun, anëtar të Komitetit Ekzekutiv, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim pune me trajnerë dhe drejtues shoqatave e akademive sportive, në qarkun e Tiranës.

Qëllimi i një takimi të tillë është shkëmbimi i ideve dhe dhënia e propozimeve për të masivizuar futbollin.

“Fokusi jonë ka qenë dhe mbetet futbolli i fëmijëve. Edukimi i fëmijëve që luajnë futboll duhet të realizohet nëpërmjet një programi që do të realizohet nga drejtoria teknike në FSHF në konsulencë me ju.

Ky program duhet të jetë i detyrueshëm për të gjithë futbollin në Shqipëri. I ngjashëm me kurrikulat e shkollave në arsim, i cili duhet të studiohet mirë dhe stërvitshmëria e futbollistëve të jenë në standarde dhe parametra cilësorë. Pasi të miratohet ky program, duhet të kontrollohet dhe monitorohet nga strukturat tona për tu zbatuar nga të gjithë”, kanë qenë fjalët e Dukës.

Ndërkaq Duka ka dhënë një lajm të mirë për zerimin e tarifave të regjistrimit në kampionat për amatorët, si dhe reduktimi i tarifave për ekipet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore dhe atë të Parë për mosha nën 17 dhe 19 vjeç.

Gjithashtu flitet se mund të krijohet dhe një kampionat kombëtar për 15-vjeçarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco