Zyrtare/ Real Madridi nënshkruan me talentin e së ardhmes

Zyrtare/ Real Madridi nënshkruan me talentin e së ardhmes

13:47, 14/06/2019

Real Madrid ka bërë një lëvizje shumë të rëndësishme për të ardhmen e klubit spanjoll.

Madrilenët kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar me futbollistin 18-vjeçar japonez, Takefusa Kubo, i cili vlerësohet nga shumëkush i një nga talentet e mëdhenj të së ardhmes.

Lojtari, i cili njihet nga të gjithë si “Mesi japonez”, ishte prej kohësh në bisedime me klubin madrilen, i cili sot siguroi transferimin e tij nga FC Tokio.

Në njoftimin e klubit bëhej e qartë se ai fillimisht do t’i bashkohej Castillas, ekipit të dytë të Realit, e më pas do të bëhej pjesë e skuadrës së parë.

Kjo ishte një goditje rëndë për Barcelonën, pasi futbollisti kishte kaluar te “La Masia”, akademia e famshme e katalanasve, kur kishte qenë 10 vjeç.

Por më pas atij iu desh të kthehej në Japoni si pasojë e sanksionit që mori Barcelona për nënshkrimin me të mitur dhe mes palëve u arrit në një akord paraprak që ai të kthehej kur ishte 18-vjeç të cilat Kubo i mbushi më 4 qershor.

Sipas mediave japoneze, Kubo refuzoi ofertën e Barcelonës për t’iu bashkuar ekipit B të saj, ndërsa kërkohej edhe nga Manchester City, Bayern Munchen dhe PSG.

Në fund, ai zgjodhi Realin, për të ndjekur rrugën e një prej idhujve të tij, Zinedine Zidane.

Lojtari është i grumbulluar me përfaqësuesen e Japonisë, e cila merr pjesë si e ftuar në Kupën e Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco