Serbia ‘shpërblen’ ish-trajnerin e Malit të Zi që refuzoi të luante ndaj Kosovës

Serbia ‘shpërblen’ ish-trajnerin e Malit të Zi që refuzoi të luante ndaj Kosovës

13:28, 14/06/2019

Serbia ka shkarkuar nga puna trajnerin e kombëtares, Mladen Krstajic, për shkak të rezultateve të dobëta.

Humbja 5-0 në Ukrainë nuk u “përtyp” nga drejtuesit e Federatës Serbe, që shkarkuan teknikun edhe pse 3 ditë më vonë fituan 1-0 ndaj Lituanisë.

Drejtuesit e Federatës Serbe të Futbollit kanë bërë me dije se do të emërojnë trajnerin e ri brenda datës 10 korrik, ndërsa mediat në Serbi kanë një emër si favorit.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Malit të zi, Ljubica Tumbakoviç, i cili u shkarkua pasi braktisi ndeshjen mes malazezëve dhe Kosovës, për shkak të presionit nga tifozët serbë.

Tumbakoviç refuzoi të drejtonte skuadrën në fushë më 7 Qershor, ndërsa bashkë me të, braktisën ndeshjen edhe ndihmës trajneri dhe dy mbrojtës me origjinë serbe, duke shkaktuar kaos te Mali i Zi, vetëm dy orë para ndeshjes me Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco