Chelsea lë të lirë Sarrin, gati për të marrë drejtimin e Juventusit

Chelsea lë të lirë Sarrin, gati për të marrë drejtimin e Juventusit

11:15, 14/06/2019

Pas një pritjeje shumë të gjatë, duket se çdo gjë ka përfunduar. Mauricio Sarri do të jetë trajneri i  ri i Juves.

“BBC” ka raportuar se Chelsea e ka lënë të lirë trajnerin italian, duke i marrë Juventusit 4 milionë euro dhe tashmë pritet zyrtarizimi nga palët.

Nuk dihet ende se kur do të konfirmohet dhe do të prezantohet ish-trajneri i Napolit, por është e sigurt, që ai mund të quhet trajner i “Zonjës” së Vjetër.

Ka më shumë se 2 javë që flitet për Sarrin dhe gjithmonë ai ka qenë në avantazh për të marrë drejtimin e Juves.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco