Sulmuesi shqiptar firmos kontratë 4-vjeçare me klubin kroat

Sulmuesi shqiptar firmos kontratë 4-vjeçare me klubin kroat

09:15, 14/06/2019

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, një tjetër futbollist shqiptar do të luajë në elitën e futbollit kroat.

Arbër Mehmetllari ka firmosur për katër vite me Lokomotivën e Zagrebit.

Pasi u shpall golashënuesi më i mirë i ekipit U-19 të Lokomotivës së Zagrebit me 13 gola, 8 në kampionat dhe 5 në kupë, lojtari i lindur në vitin 2000 firmosi kontratën profesioniste me bardheblutë deri në vitin 2024.

Mehmetllari do të jetë pjesë e ekipit kroat në fazën përgatitore. Ai i bashkohet Myrto Uzinit dhe Jon Mersinajt, futbollistët e tjerë shqiptarë në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit.

Mehmetllari, i cili është një prodhim i Akademisë së Futbollit, ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U-19 kur kjo grupmoshë drejtohej nga Erjon Bogdani.

Në sezonin e ri do të shohim tre shqiptarë si pjesë e skuadrës kroate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco