Maradona nuk është mirë me shëndetin, largohet si trajner i klubit meksikan

Maradona nuk është mirë me shëndetin, largohet si trajner i klubit meksikan

08:45, 14/06/2019

Diego Armando Maradona është larguar nga Dorados, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij me klubin e ligës së nivelit të dytë në Meksikë, më pak se një vit pasi u emërua trajner i kësaj skuadre.

Legjenda argjentinase ka vendosur që të largohet nga kjo detyrë për t’u përqendruar te shëndeti i tij, pasi ai është duke menduar për operacioni në shpatull dhe në gju.

Ish-sulmuesi e mori drejtimin e Doradosit në shtator të vitit 2018 dhe dy herë arriti të jetë në garë për ta fituar titullin dhe promovimin në ligën e nivelit të parë në Meksikë.

Në të dyja këto raste, Doradosi dështoi në fund kundër Atletico San Luisit.

Gjatë javëve të fundit, e ardhmja e Maradonës me klubin u vë në dyshim sërish, pasi kontrata e tij ishte vetëm deri në qershor, por trajneri kishte bërë të ditur se ishte i hapur ndaj mundësisë për të qëndruar edhe më tej në klub.

Maradona kishte pretenduar se qëndrimi i tij varej nga pronari Jorge Alberto, nëse ai ia jepte mundësinë për të shpenzuar para gjatë verës dhe për largimin e disa lojtarëve nga skuadra apo jo.

Megjithatë, tani është bërë e ditur se Maradona do të largohet nga klubi për arsye të tjera, që të përqendrohet të shëndeti i tij.

“Së bashku, ne e habitëm botën. Ne treguam se futbolli ka të bëjë me pasionin dhe zemrën. Faleminderit shumë, shef! Shërohu dhe shihemi së shpejti”, shkruan klubi në llogarinë zyrtare në rrjetin social Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco