Iku nga Juventusi/ Allegri vendos se çfarë do të bëjë këtë vit

Iku nga Juventusi/ Allegri vendos se çfarë do të bëjë këtë vit

08:28, 14/06/2019

Pas 5 sezonesh mjaft të suksesshme në stolin e Juventusit, ku arriti të fitojë po kaq herë titullin kampion, Massimiliano Allegri u largua nga bardhezinjtë këtë vit dhe duket se për momentin nuk ka ndërmend të rikthehet në punë.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ish-trajneri i bardhezinjve ka treguar se ka planifikuar që të bëjë pushim këtë vit, për t’iu përkushtuar familjes dhe për t’u karikuar më shumë për vitin e ardhshëm.

“Do të pushoj një vit, sepse duhet të merrem disi edhe me jetën private. Besoj se ky vit do të më shërbejë për t’u rikthyer më i karikuar sezonin tjetër. Këto 16 vite kam qenë gjithmonë i përkushtuar dhe kam lënë pas dore çështjet familjare”, u shpreh ish-trajneri i Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco