Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Hazard rrëfen bisedën: I kam kërkuar Modricit numrin 10, por ai më tha...

Hazard rrëfen bisedën: I kam kërkuar Modricit numrin 10, por ai më tha...

23:10, 13/06/2019

Numri 10-të s’do të jetë për Hazardin.

Belgu ndoshta do ta veshë fanellën me numrin 7, aktualisht e mban Mariano por raportohet se ai do të largohet nga “Los Blancos”.

Eden Hazard ka bërë të ditur në konferencën e parë si lojtar i Real Madridit se tashmë ia ka kërkuar numrin 10 Luka Modricit, por fituesi i “Topit të Artë” është përgjigjur me ‘JO’.

Hazard tha se këtë e ka bërë përmes Mateo Kovacic, i cili sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Chelsea nga Real Madridi.

“Kam pasur fatin të bisedojë me Modricin përmes Kovacicit. Me shaka e kam pyetur nëse mund të ma dhurojë numrin 10, me ka thënë që jo. Kështu që më duhet të kërkoj për një tjetër numër. Tani për tani, numri nuk është aspak me rëndësi”, u shpreh Hazard.

50 mijë tifozë ishin në Santiago Bernabeu për t’i dhuruar Hazardit mirëseardhje në Real Madridi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco