Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Nëna dhe e dashura po kërkojnë shtëpi atje, ‘dekonspirohet’ klubi i ri i De Ligt

Nëna dhe e dashura po kërkojnë shtëpi atje, ‘dekonspirohet’ klubi i ri i De Ligt

17:14, 13/06/2019

De Ligt çdo ditë e më shumë është larg Barcelonës.

Duket qartë se ylli holandez ka nisur t’i hedhë disa hapa drejt kryeqytetit francez, sipas informacioneve më të fundit nga mediat e kontinentit.

Sipas “De Telegraaf”, nëna dhe e dashura e 19-vjeçarit të Ajax ishin për vizitë në Paris, ku vizituan rezidencat e mundshme, në njërën nga të cilat mund të vendosen, në rast se qendërmbrojtësi e përmbyll nënshkrimin me PSG.

Të njëjtat informata tregojnë se vizitat në shtëpitë e mundshme janë bërë në fshehtësi të plotë, udhëtimi drejt tyre është bërë me makina me xhama të zinj.

Madje, këto makina janë siguruar nga vetë klubi i PSG, siç raportohet nga Holanda. E gjitha kjo nuk bën gjë tjetër, veçse ushqen tezën se kapiteni i Ajax është shumë afër mbylljes së marrëveshjes me kampionët e Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco