VIDEO+FOTO/ U kritikua se hoqi fanellën dhe e goditi me shqelm, Ramadani kërkon falje

VIDEO+FOTO/ U kritikua se hoqi fanellën dhe e goditi me shqelm, Ramadani kërkon falje

12:00, 13/06/2019

Mesfushori i Kombëtares që e nisi titullar ndaj Moldavisë, Ylber Ramadani, ia doli të shënojë dhe një gol, duke vulosur fitoren 2-0.

Por, ajo që bëri përshtypje, dhe mori disa kritika nga tifozët, ishte fakti se gjatë festimit të golit, Ramadani hoqi fanellën, dhe në festë e sipër e hodhi duke e gjuajtur me shqelm.

Ditën e sotme, vetë mesfushori sqaron këtë moment në një postim në “Instagram”, përmes një mesazhi për tifozët: “Përshëndetje miq, ju falenderoj të gjithëve për komentet pozitive dhe ato negative sa i përket çështjes së bluzës. Ju kërkoj shumë ndjesë për hedhjen e bluzës, me të vërtetë një gjest i papranueshëm, por më besoni që ndodhi si pasojë e mos kontrollimit të emocioneve dhe nuk kisha ndonjë qëllim të keq. Ju kërkoj shumë ndjesë. Zoti ju bekoftë të gjithëve”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco