Real Madridi udhëheq merkaton e verës, deri tani ka shpenzuar 300 milion euro

Real Madridi udhëheq merkaton e verës, deri tani ka shpenzuar 300 milion euro

11:40, 13/06/2019

Real Madridi ka shpenzuar deri tani rreth 300 milionë euro për blerjen e pesë futbollistëve në këtë fillim vere.

Zyrtarizimi i Ferland Mendy nga Lyoni e ka çuar në 300 milionë totalin e shpenzimeve të Real Madridit deri tani

Mbrojtësi i majtë francez kalon në Madrid nga Lyoni për 48 milionë euro, plus pesë të tjera bonuse.

Kjo shifër e kalon shifrën e vitit 2009 kur Reali i shpenzoi 254 milionë euro për blerjen e emrave të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Leite Kaka, Karim Benzema dhe Xabi Alonso.

Ka kohë që është bërë e ditur se Rodrygo do t’i bashkohet klubit për 45 milionë euro, Eder Militao për 50 milionë euro dhe së fundmi Luka Jovic për 60 milionë euro, 100 milionë euro (tani për tani) për Eden Hazard.

Vera do të jetë e gjatë dhe, derisa pritet largimi i disa futbollistëve, Reali do të blejë edhe disa lojtarë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco