CAS shfuqizon vendimin e FIFA-s për dënimin e Mino Raiola

CAS shfuqizon vendimin e FIFA-s për dënimin e Mino Raiola

11:20, 13/06/2019

Mino Raiola mund të bëjë merkato deri në korrik. Agjenti i famshëm, i cili mori një goditje të rëndë pak javë më parë pasi u dënua nga FIFA me 3 muaj skualifikim për shkak të padisë që kishte bërë Federata Italiane e Futbollit për transferimin e dy lojtarëve nën 16-vjeç, mund të kryejë lëvizjet e tij të mëdha në merkato edhe për disa javë.

Avokatët e agjentit italo-holandez gjetën shpejt një zgjidhje të shpejtë për këtë problematikë.

Përfaqësuesit ligjor të Raiolës çuan në Gjykatën Sportive të Lozanës (CAS) dënimin e dhënë nga FIFA.

Institucioni më i lartë i drejtësisë sportive vendosi që të shfuqizojë përkohësisht vendimin e FIFA-s deri në shqyrtimin e plotë të kësaj çështje.

Vendimi final nga “CAS” pritet të dalë në ditët e para të korrikut, çka do të thotë që Raiola ka të paktën tre javë kohë të kryejë transferimet e lojtarëve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco