Breshia ngjitet në Serie A, rritet interesimi për Emanuele Ndojin

Breshia ngjitet në Serie A, rritet interesimi për Emanuele Ndojin

10:56, 13/06/2019

Breshia arriti të ngjitet këtë sezon në Serinë A italiane dhe pjesë e saj është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Emanuele Ndoj, i cili ishte nga më të dalluarit me skuadrën italiane.

Mesfushori kuqezi ka rënë në radarët e shumë skuadrave në Itali, duke bërë që kërkesat të jenë të shumta për të.

Një nga skuadrat që ka shprehur më shumë interes mbetet Palermo, e cila duket se kërkon të sigurojë shërbimet e mesfushorit për të tentuar ngjitjen në Seria A vitin e ardhshëm.

Klubi me shumë histori në Itali, renditej këtë sezon në vendet e para por një dënim prej 20 pikësh e uli në mesin e tabelës.

Për të firmosur me Palermon, Ndojit i duhet që të qëndrojë një kategori më poshtë dhe të luajë edhe për një sezon në Serie B, duke mos arritur të shijojë Serinë A.

Duket një operacion i vështirë pasi Breshia nuk do të humbasë një futbollist të tillë megjithatë gjithçka pritet në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco