Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Arbitri italian fitoi betejën me kancerin: Dy ditë pas operacionit gjykova Milan-Juventus

Arbitri italian fitoi betejën me kancerin: Dy ditë pas operacionit gjykova Milan-Juventus

10:15, 13/06/2019

Teksa gjendet në një tur nëpër Itali, për të prezantuar autobiografinë e tij, “Rregulli im 18”, tashmë ish-arbitri i Serisë A, Paolo Maxoleni, tregon edhe detaje nga jeta e tij personale.

“Në 2012 kam mposhtur kancerin. Në Kupën e Italisë, ishte ndeshja Milan-Juve, më 8 shkurt 2012, dhe unë isha i rrënuar pothuajse. Por, ishte gruaja ime, Daiana, që më shtrëngoi dorën dhe më bindi të vazhdoj. Kisha arbitruar Fiorentina-Udinese të dielën, disa ditë më parë. Ndërkohë, të hënën shkova tek Instituti i Kancerit në Milano, për të kryer operacionin ndaj kësaj sëmundjeje.

Të mërkurën luhej gjysmëfinalja mes Milanit dhe Juves, por nuk pranova që të ndryshohesha, pasi isha caktuar kryesor i takimit. Ky është stili im i jetës, më vonë, pas 3 vitesh, jeta më gëzoi me lindjen e djalit, Ricardo.

E ardhmja? Nuk e di nëse do jem pensionist, por me siguri nuk do më shihni duke komentuar penallti në TV. Kategoria e arbitrave në ekran, është e mbipopulluar. Kam rreth 45 tatuazhe, por dua të bëj edhe 210 ndeshjet që kam në Seria A”, tregon 45-vjeçari Maxoleni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco