Kritika ndaj Mbappe, Deschamps i del në mbrojtje: Nuk është robot, ka nevojë për pushim!

Kritika ndaj Mbappe, Deschamps i del në mbrojtje: Nuk është robot, ka nevojë për pushim!

20:22, 12/06/2019

Humbja e Francës përballë Turqisë ka shkaktuar shumë polemika në kampin e “gjelave”.

Kilian Mbappe ishte kryefjala e kritikave, por për të shuar “zjarrin” mendoi trajneri Deschamps i cili i doli në krah sulmuesit të talentuar, shrkuan SYRI.net.

“Mendojë se po kalon në një fazë të cilën pak më parë e kaloi edhe Pogba ku të gjithë presin shumë nga ai.

“Në humbjen ndaj Turqisë nuk ishte në formë por gjithsesi mendojë se ai ka nevojë për pushime pasi Mbappe nuk është robot por është vetëm 20-vjeç”, u shpreh Deschamps.

Megjithëse është 20 vjeç, Mbappe në ndeshjen kundër Andorrës realizoi golin e 100 në karrierën e tij.

Kujtojmë që Turqia fitoi me rezultatin 2-0 në përballjen eliminatore ndaj Francës, në të njëjtin grup ku ndodhet edhe Shqipëria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco