Interi arrin akordin, talenti mbërrin në Milano për të nënshkruar me zikaltërit

Interi arrin akordin, talenti mbërrin në Milano për të nënshkruar me zikaltërit

19:38, 12/06/2019

Interi ‘godet’ në merkato duke transferuar "Pogba-në" e ri.

Mediat italiane raportojnë se palët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 17-vjeçarit të Sochaux, Lucien Agoume, ndërkohë që mungon vetëm zyrtarizimi.

Sipas “Calciomercato”, agjenti i Lucien Agoume ka mbërritur mëngjesin e sotëm në selinë e Interit për të finalizuar lëvizjen e lojtarit.

Operacioni do të mbyllet për 4.5 milionë euro dhe do të ketë disa bonuse të rëndësishme në bazë të ecurisë së lojtarit, që fillimisht do të luajë me ekipin e të rinjve të Inter.

Edhe pse është kaq i ri në moshë, Agoume ka bërë 16 paraqitje me Sochaux në Ligue 2, ku ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, që i krahasojnë karakteristikat e tij me ato të Paul Pogba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment