‘Bomberi’ i Kombëtares drejt Partizanit, ja 3 objektivat e ‘Demave’ në merkato

‘Bomberi’ i Kombëtares drejt Partizanit, ja 3 objektivat e ‘Demave’ në merkato

18:10, 12/06/2019

Partizani është gati të bëj tre goditje në merkato.

Pritshmëritë për të bërë një prezencë dinjitoze në Europë nga ana e Partizanit janë të mëdha. Por për të arritur këtë qëllim duhen dhe lojtarë të kalibrit të lartë dhe siç duket klubi i ‘Demave të Kuq’ ka menduar të sjell në kryeqytet tre futbollistë të tillë.

Bekim Balaj sapo ka mbyllur aventurën në Rusi me skuadrën e Akhamt Grozni dhe drejtuesit e Partizanit janë hedhur në sulm për të nënshkruar me “bomberin” shkodran.

Por merkato e kampionëve në fuqi nuk ndalet këtu pasi Ylber Ramadani dhe ‘ylli’ i Kukësit, William Cordeiro Melo shihen si dy emra potencialë për të fuqizuar repartin e sulmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco