Perez ‘frikëson’ kundërshtarët: Reali do të jetë i pandalshëm sezonin e ardhshëm

Perez ‘frikëson’ kundërshtarët: Reali do të jetë i pandalshëm sezonin e ardhshëm

17:47, 12/06/2019

Florentino Perez ka folur për projektin ambicioz të Real Madridit.

Presidenti i “Los Blancos” shfrytëzoi prezantimin e Luka Jovic për të motivuar kampin madrilen, shkruan SYRI.net.

Gjatë fjalës së tij, Perez tha se Reali sezonin e ardhshëm do të jetë i pandalshëm.

 “Ne duam të ndajmë fillimin e një projekti të ri për sezonin e ardhshëm me të gjithë tifozët e Realit”, tha ai.

“Ne duhet të punojmë shumë me qëllimin e përmbushjes së ëndrrave të tifozëve tanë. Nuk ishte viti që prisnim dhe ne do të reagojmë fort dhe me vendosmëri në kërkim të obsesionit tonë historik, vetëm fitorja”, vijoi ai.

“Ky klub nuk heq dorë kurrë dhe ne do të vazhdojmë ta demonstrojmë këtë. Fitimi i katër Ligave të Kampionëve në pesë vjet është diçka unike dhe magjike, është një sukses i madh që ne do t’ia dimë vlerën me kalimin e kohës”, deklaroi Perez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco