PSG i ofron kontratë të re sulmuesit të skuadrës

PSG i ofron kontratë të re sulmuesit të skuadrës

17:02, 12/06/2019

Paris Saint-Germain thuhet se i ka ofruar kontratë të re Edinson Cavanit, pasi e duan qëndrimin e tij në “Parkun e Princave”.

32-vjeçari ka edhe një vit kontratë me PSG-në, mirëpo këta të fundit janë duke shpresuar që ai ta rinovojë kontratën edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi uruguaian është duke u lidhur me një largim nga klubi francez, shkaku i privilegjeve që po i gëzon Neymari në skuadër.

Cavani po monitorohet nga disa klube evropiane por nuk përjashtohen as ofertat nga Kina dhe Amerika.

Uruguaiani në sezonin që lamë pa ka arritur të shënojë 18 gola dhe ka bërë pesë asistime në 21 paraqitje në Ligue 1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco