Milani interesohet për dy lojtarët e Kombëtares italiane

Milani interesohet për dy lojtarët e Kombëtares italiane

15:07, 12/06/2019

Mesfushori i Sassuolos, Stefano Sensi, duket gjithnjë e më pranë Milanit.

Agjenti i futbollistit, Giuseppe Riso, i cili mbron edhe interesat e mbrojtësit të Atalantës, Gianluca Mancini, u takua me Paolo Maldinin për të folur rreth kalimit të mesfushorit në Milano.

Edhe gjatë merkatos së janarit, Sensi u kërkua me ngulm nga Milani, por mes klubeve nuk u arrit një marrëveshje.

Ndërkohë që përveç Sensit, i cili do ta mirëpriste një kalim në “San Siro”, Maldini dhe agjenti kanë diskutuar edhe mbi mundësinë e transferimit të mbrojtësit Mancini në radhët e kuqezinjve.

Dy lojtarët e Kombëtares së Italisë shihen nga drejtuesi i Milanit si përforcimet ideale për sezonin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco