‘Rrimë urtë dhe bëjmë punën tonë’/ Strategjia e Rejës është e drejtë

‘Rrimë urtë dhe bëjmë punën tonë’/ Strategjia e Rejës është e drejtë

14:08, 12/06/2019

Ndaj Moldavisë arriti fitoren e parë nën drejtimin e kuqezinjve, por më shumë sesa pikët apo loja që ende lë për të dëshiruar, i rëndësishëm është mentaliteti që ka futur në skuadrën tonë kombëtare trajneri Edi Reja, shkruan Syri.net.

Tekniku italian ka shumë punë te Shqipëria, pasi i duhet të përballet me kundërshtarë mjaft të fortë në grupin eliminator të EURO 2020, por ai ka një strategji të qartë dhe, të duhurën për momentin që ndodhet Kombëtarja jonë.

“Situata në grup? Të tjerët janë më të fortë aktualisht, Franca edhe pse u mund është e fortë, Turqia është e fortë, Islanda tregoi se është e fortë. Ne rrimë të urtë dhe bëjmë punën tonë. Ndeshjet nuk janë kurrë të humbura që në fillim, duhet t’i luash njëherë, ndaj t’i luajmë njëherë dhe pastaj të flasim”, tha Reja pas ndeshjes së mbrëmshme me Moldavinë, ku kuqezinjtë fituan 2-0, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve, 3 më pak se Franca, Turqia dhe Islanda.

Tashmë kuqezinjtë do të nisin pushimet, teksa shtatori është muaji ku pritet të vendoset shumë përsa i përket situatës së Kombëtares në grup, pasi do të jenë dy sfida mjaft të forta me Francën dhe Islandën.

/ Florian Behlula / Syri.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco