Mbrojtësi i Brazilit ëndërron Kupën e Amerikës: Jemi ne favoritë për trofeun

Mbrojtësi i Brazilit ëndërron Kupën e Amerikës: Jemi ne favoritë për trofeun

13:49, 12/06/2019

Brazil-Bolivi do të jetë sfida hapëse e Copa America. Selecao ka arritur ta fitojë trofeun e këtij turneu 8 herë në histori, për herë të fundit në vitin 2007, ndërsa e ka organizuar 4 herë dhe kjo e këtij viti do të jetë hera e 5-të.

Këtë herë Brazili vjen dhe si skuadra favorite për faktin se është edhe vendi organizator.

Në lidhje më sfidën hapëse, mbrojtësi i Brazilit, Felipe Luis, ka folur rreth pritshmërive që kanë tifozët dhe dëshirës së vetë lojtarëve.

“Për ne fitimi i Copa America është një ëndërr dhe një dëshirë e madhe. Kemi një skuadër me shumë lojtarë cilësorë. Copa America është një kompeticion shumë i ndërlikuar. Ka skuadra që dinë sesi të luajnë dhe të vënë në vështirësi. Që dinë të mbrohen dhe fizikisht janë shumë të fortë. Gjithsesi fakti që ne luajmë në shtëpinë tonë, besoj se është diçka na favorizon disi. E dimë që do të kemi të vështirë, por ky grup lojtarësh do të kërkojë me çdo kusht ta fitojë trofeun e Copa America”, tha fillimisht ai.

Më pas mbrojtësi i Atleticos së Madridit ka folur edhe për kundërshtarin që do të kenë përballë, Bolivinë.

Felipe Luis u shpreh se ata kanë një ekip të fortë në mbrojtje dhe se janë të frikshëm në kundërsulm.

“Bolivia është një skuadër që mbrohet mirë. Loja e tyre fokusohet tek kundërsulmet. Ne kemi luajtur ndaj tyre dhe kemi fituar, por sigurisht që nuk ka qenë e lehtë dhe jam i bindur që sërish do ta kemi të vështirë. Ata kanë futbollistë të shpejtë. Sidoqoftë e përsëris edhe njëherë ne jemi favoritë për ta fituar Copa American, ndaj jam i bindur që do t’ia dalim. I kemi të gjitha mundësitë për ta realizuar ëndrrën tonë”, deklaroi Felipe Luis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco