Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ramadani sqaron gjestin e heqjes së fanellës gjatë festimit të golit ndaj Moldavisë

Ramadani sqaron gjestin e heqjes së fanellës gjatë festimit të golit ndaj Moldavisë

13:26, 12/06/2019

Ylber Ramadani ishte një nga risitë e Edy Rejës në formacionin titullar të Shqipërisë ndaj Moldavisë.

I grumbulluar në Kombëtare me urgjencë për të zëvendësuar Ledian Memushajn të dëmtuar, Ramadani arriti të linte shenjë në ndeshjen ndaj moldavëve, duke realizuar golin e 2-0 pas një veprimi shumë të bukur teknik.

Në një intervistë, lojtari 23-vjeçari nga Ferizaj ka folur për emocionet që i dhuroi goli i tij parë me Kombëtaren kuqezi, teksa sqaron pse hoqi fanellën gjatë festimit.

“Heqja e fanellës? Nuk e hodha, por ishte gëzim pasi të nisësh kualifikueset me gol është e veçantë. Golin ia dedikoj familjes, stafit dhe atyre që ishin këtu.

Numri 9? U çudita kur e pashë, por Memushaj më solli fat. Magazinieri na i bën numrat dhe më dha këtë 9. Besoj se ishte e llogaritur.

Partizani? Aty flet menaxheri im. Nuk ka pasur asgjë dhe kam folur me menaxherin. Ka pasur vetëm biseda dhe rikthimin në Shqipëri nuk e shoh si hap mbrapa pasi Partizani luan në Champions League. Do të shoh se çfarë do të bëj pasi kam edhe 2 vite kontratë”, tha Ramadani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Elti12/06/2019 16:50

Po flamurin (fanellen) e Kosoves do e godiste sic beri me flamurin (fanellen) e Shqiperise. Fanella eshte Simboli i Shqiperise !!! Turp!!!!

Kosta12/06/2019 16:08

Me lojtare injorante si ky qe beri golin dhe i ra me shqelme fanelles se Kombetares, mos prisni hajer......fitore te tilla te rastesishme do te kemio gjithmone.....deri sa te na coi rastesia...

Shto koment

Denonco