VIDEO/ Marco Reus shënoi ndaj Estonisë golin më të bukur të karrierës

VIDEO/ Marco Reus shënoi ndaj Estonisë golin më të bukur të karrierës

12:44, 12/06/2019

Marco Reus ishte pa dyshim lojtari më i mirë në ndeshjen e djeshme për skuadrën e Gjermanisë.

Kapiteni i Dortmundit hapi siparin e golave në minutën e 10-të, në atë fitore të thellë 8-0 ndaj Estonisë.

Por, predha e lëshuar në minutën e 36-të është pa dyshim goli më i bukur i ndeshjes. Këtë e pranoi vetë lojtari.

“Jam shumë i lumtur. Donim të shënonim sa më shumë gola dhe ia arritëm. Goli nga goditja e dënimit ishte pa dyshim më i bukuri në karrierën time me Kombëtaren. Edhe pse dy kundërshtarët e fundit nuk ishin të një niveli të lartë, ne nuk donim asnjë surprizë të pakëndshme. Tani të shikojmë përpara dhe të bëjmë të njëjtën ndeshje me skuadra si Holanda”, tha Reus.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco