Fitime marramendëse të Messit, Ronaldos dhe Neymar. Ja 10 sportistët më të paguar

Fitime marramendëse të Messit, Ronaldos dhe Neymar. Ja 10 sportistët më të paguar

12:23, 12/06/2019

Lionel Messi ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe është emëruar ylli më i paguar në botën e sportit, sipas listës së revistës prestigjioze “Forbes”.

Ylli i Barcelonës fitoi 127 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit: 92 milionë prej tyre në formë page për paraqitjet e tij, ndërsa 35 milionë të tjera për reklamat në të cilat ka marrë pjesë.

Sulmuesi i Portugalisë dhe Juventusit, Ronaldo, fitoi 109 milionë dollarë, ndërsa Neymar i Paris Saint-Germainit radhitet i treti me 105 milionë.

Boksieri meksikan Canelo Alvarez është i katërti në këtë listë me 94 milionë dollarë, ndërsa Roger Federer u radhit menjëherë pas tij me 93.4 milionë.

Russell Wilson, Aaron Rodgers, LeBron James, Stephen Curry dhe Kevin Durant plotësojnë listën e 10-shes më të paguar.

Lista e 10 sportistëve më të paguar

1. Lionel Messi $127m (£99.8m)

2. Cristiano Ronaldo $109m (£85.6m)

3. Neymar $105m (£82.5m)

4. Canelo Alvarez $94m (£73.8m)

5. Roger Federer $93.4m (£73.3)

6. Russell Wilson $89.5m (£70.3m)

7. Aaron Rodgers $89.3m £70.1m)

8. LeBron James $89m (£69.9m)

9. Stephen Curry $79.8m (£62.7m)

10. Kevin Durant $65.4m (£51.3m)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco