‘Tradhtohet’ Barcelona, agjenti i De Ligt në bisedime me një tjetër klub gjigant

‘Tradhtohet’ Barcelona, agjenti i De Ligt në bisedime me një tjetër klub gjigant

10:17, 12/06/2019

Mund të jetë De Ligt operacioni i parë i Leonardos si drejtor sportiv te PSG-ja.

Kampionët e Francës kanë bërë hapa përpara në krahasim me Barcelonën dhe deri tashmë janë duke kryesuar për holandezin.

Siç raportojnë mediat franceze, agjenti i lojtarit, Mino Raiola, është momentalisht në Francë dhe mund të mbyllë operacionin brenda ditëve në vazhdim.

Kështu, 19-vjeçari “tradhton” Barcelonën dhe shkon në një ekip tjetër.

Tashmë PSG-ja ka mposhtur jo vetëm katalanasit, por edhe Bayernin e Juventusin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco