Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Trajneri i Moldavisë befason me deklaratën pas sfidës me kuqezinjtë: Ne meritonim...

Trajneri i Moldavisë befason me deklaratën pas sfidës me kuqezinjtë: Ne meritonim...

09:27, 12/06/2019

Ka pasur një mungesë interesimi nga ana e medias shqiptare për trajnerin e Moldavisë, Aleksandru Spiridon, në konferencën e zakonshme për shtyp pas ndeshjes së djeshme.

Gjithsesi, “Panorama Sport” i mori trajnerit një prononcim rreth sfidës që skuadra e tij humbi ndaj Shqipërisë.

“Mund të them se nuk pashë shumë diferenca në lojë, pavarësisht se Shqipëria në fund fitoi me dy gola diferencë. Ndaj, nuk mund të them që kundërshtari ishte më i fortë, por në fund mori tri pikët. Mendoj se me atë që treguam në fushë, meritonim më shumë, të paktën një barazim, por nuk ia dolëm dot”, deklaroi Spiridon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco