Granit Xhaka i gëzohet fitores së Shqipërisë, po Reja nuk i aktivizoi të vëllain

Granit Xhaka i gëzohet fitores së Shqipërisë, po Reja nuk i aktivizoi të vëllain

08:36, 12/06/2019

Mesfushori i Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka, ishte mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020-es.

Kapiteni i Zvicrës, i cili ishte së bashku me familjen për t’i parë nga afër kuqezinjtë dhe vëllain e tij, Taulant Xhakën.

Tifozët nuk e lanë të qetë, duke i kërkuar foto, me yllin e Arsenalit që i plotësoi dëshirën kujtdo.

Për fatin e tij të keq, vëllai (Taulanti) qëndroi në stol dhe nuk u aktivizua asnjë minutë nga trajneri Edi Reja.

Gjithsesi, mesfushori iu gëzua fitores 2-0 të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco