Conte, takim me drejtuesit e Interit për merkaton. Ja cilët do largohen dhe blerjet e reja

Conte, takim me drejtuesit e Interit për merkaton. Ja cilët do largohen dhe blerjet e reja

08:19, 12/06/2019

Drejtuesit e skuadrës së Interit, duke filluar nga Giuseppe Marotta, te Piero Ausilio, Javier Zanetti, trajneri Antonio Conte dhe mjeku Volpi, u mblodhën të gjithë bashkë në zyrat e klubit.

Siç raporton “Sky Sport”, në qendër të bisedës ka qenë merkatoja, teksa janë vendosur piketat për sezonin e ardhshëm, si dhe janë evidentuar pikat fikse të ekipit, ashtu si edhe lojtarët që mund të sakrifikohen.

Një vend të veçantë në diskutim ka zënë edhe Mauro Icardi, ndërsa Conte u ka theksuar drejtuesve se mund të marrin në konsideratë ofertat në drejtim të Radja Nainggolan dhe Ivan Perisic.

Sa i përket merkatos në hyrje, drejtuesit kanë analizuar edhe situatën aktuale të operacioneve në zhvillim dhe i kanë premtuar Contes se brenda pak ditësh do të mbyllet negociatat për afrimin e Edin Dzekos dhe Nicolo Barrelës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco