Serie A kundër krijimit të Superligës Europiane

Serie A kundër krijimit të Superligës Europiane

08:39, 11/06/2019

Seria A u është bashkuar 4 ligave më të forta të Europës si Bundesliga, Premier League, Ligue 1 dhe La Liga, në qëndrimin kundër idesë për të krijuar një Superligë me klubet më të mëdha europiane, që do të zëvendësonte Champions League.

Në votim Juventusi ishte kundër bashkimit të qëndrimit me ligat e tjera europiane, Milani, Interi, Roma e Fiorentina abstenuan, ndërsa klubet e tjera u rreshtuan me shumicën, për të refuzuar krijimin e Superligës.

“ECA dhe UEFA duhet të meditojnë mbi faktin që të gjithë ligat po bashkohen kundër këtij projekti. Duhet ta kishin tërhequr me kohë, por përkundrazi, po mundohen ta çojnë më tej”, tha presidenti i Torinos, Urbano Cairo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco