Challandes flet pas ndeshjes: Nuk u dorëzuam, jam shumë i lumtur!

Challandes flet pas ndeshjes: Nuk u dorëzuam, jam shumë i lumtur!

23:15, 10/06/2019

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas fitores historike ndaj Bullgarisë.

“Dardanët” fituan me rezultatin 3-2 për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër.

Challandes është shprehur i lumtur dhe i ka dedikuar të gjitha meritat lojtarëve.

“Jam shumë i lumtur për lojtarët. Nuk u dorëzuam asnjëherë. Ata kanë punuar e punuar në mbrojtje e në sulm. Në fund e kemi pasur ndjenjën që mund të shënojmë dhe e kemi ditur që do shënojmë”, tha fillimisht ai.

“E kemi provuar disa herë dhe lojtarët e kanë merituar këtë fitore. Kjo është fitorja e parë e Kosovës në eliminatore.

“Psikologjia, mentaliteti janë dy faktorët që na sollën tek fitorja. Falë punës sot ne kemi skuadër që ka karakter”.

”Nuk ishte moment i mirë kur ishim në disavantazh, por unë duhet të them se duhet të luajmë futboll dhe vetëm futboll. E pamë në fund se si skuadra tentoi të shënonte, në krahë, në qendër dhe kjo më pëlqeu shumë. Treguam karakter dhe forcë. Tani duhet të them se kemi skuadër me moshë mesatare 23 vjeç”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco