'Historike dhe e jashtëzakonshme'/ Berisha uron Kosovën për fitoren ndaj Bullgarisë

'Historike dhe e jashtëzakonshme'/ Berisha uron Kosovën për fitoren ndaj Bullgarisë

23:12, 10/06/2019

Kosova e mbylli me një fitore dramatike ndeshjen e tretë në grupin A, me shifrat 2-3, në transfertë ndaj Bullgarisë.

Por fitorja e bujshme e “Dardanëve” nuk ka kaluar pa urimin e ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e quan fitoren e Kosovës, historike.

“Historike dhe e jashtëzakonshme! Kosova fiton 3-2 ndeshjen me Bullgarinë. Urimet me te perzemerta ekipit, trajnierit, kapitenit, golshenuesve Rashica, Muriqi, Rashani! Urime Urime", shkruan Berisha në urimin e tij.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco