Shpresë për kualifikim, kjo është renditja e Kosovës në Grupin A të ‘Euro 2020’

Shpresë për kualifikim, kjo është renditja e Kosovës në Grupin A të ‘Euro 2020’

22:56, 10/06/2019

Kosova ka mposhtur Bullgarinë në Sofje në ndeshjen e vlefshme për eliminatore e “Euro 2020”.

“Dardanët” fituan me rezultatin 3-2 duke bërë një përmbysje historike në garën për tu kualifikuar në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër.

Kosova është pjesë e Grupit A së bashku me Anglinë e cila kryeson me pikë të plota, shkruan SYRI.net.

Në krahun tjetër, Çekia realizoi fitore bindëse 3-0 ndaj Malit të Zi, duke u renditur në vendin e dytë me 6 pikë të grumbulluara, po aq ka edhe Kosova që pozicionohet e treta. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco