Kosova fitore historike ndaj Bullgarisë, shpresë të madhe drejt kualifikimit

Kosova fitore historike ndaj Bullgarisë, shpresë të madhe drejt kualifikimit

22:40, 10/06/2019

Kosova ka përmbysur gjithçka duke marrë një fitore të çmendur përballë Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret në “EURO 2020”.

“Dardanët” mposhtën vendasit me rezultatin 3-2 duke bërë një përmbysje historike në garën për tu kualifikuar në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër.

Ishte Milot Rashica i cili në minutën e 14’ hapi serinë e golave duke kaluar Kosovën në avantazh, shkruan SYRI.net.

Vendasit barazojnë 2 minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Ivelin Popov, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë të lojës Bullgaria shënon edhe golin e avantazhit me Kristian Dimitrov (55’).

Megjithatë, Kosova u kundërpërgjigj shumë shpejtë duke barazuar gjithçka me Vedat Muriqin (64’), i cili shënoi me kokë pas krosimit të Benjamin Kolollit.

“Dardanët” shënojnë golin e fitores në minutën e 90’ me anë të sulmuesit Elbasan Rashani.

Në krahun tjetër, Çekia realizoi fitore bindëse 3-0 ndaj Malit të Zi, duke u renditur në vendin e dytë me 6 pikë të grumbulluara, po aq ka edhe Kosova që pozicionohet e treta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco